Qendra e Biznesit në Zveçan

Qendra e Biznesit Zveçan (QBZ) është një organizatë joqeveritare, e themeluar në vitin 2010 dhe ndodhet në Zvecan, Kosovë. Ne jemi institucion i specializuar i fokusuar në zhvillimin ekonomik, zhvillimin bujqësor dhe punësimin e qëndrueshëm, duke i kushtuar vëmendje të veçantë edukimit dhe punësimit të të rinjve, grave, popullatës jo-shumicë dhe grupeve të margjinalizuara në rajonin e Veriut të Kosovës.


VIZIONI

"Ndërmarrësi e zhvilluar në Veri të Kosovës"


MISIONI

Për të krijuar një mjedis afarist të mundshëm.

Qëllimet tona janë arritur duke përdorur disa metoda dhe strategji:

  • Mbështetje e zhvillimit ekonomik të sektorit privat me grante, me fokus të veçantë në prodhim, shërbime, bujqësi dhe turizëm;
  • Mbështetje e zhvillimit ekonomik të sektorit privat me mbështetje të biznesit dhe këshilla nga ekspertë të specializuar për çështje të ndryshme (administrimi i biznesit, legjislacioni lokal, hyrja në fonde dhe mbështetje, prezantimi i standardeve, zhvillimi i ndërmarrjes dhe të tjera);

Skemat e trajnimit të zhvilluara posaçërisht për përfituesit tanë:

  • Skemat e trajnimit për bizneset fillestare me vëmendje të veçantë për rininë, gratë, popullatën jo-shumicë dhe grupet e margjinalizuara. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, pasi ne e konsiderojmë mbështetjen e kësaj popullate si një moment thelbësor për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të rajonit,
  • Skemat e trajnimit për bizneset ekzistuese;
  • Skemat e konkurrencës së biznesit për ndërmarrjet fillestare dhe individët, ku atyre u jepen grante simbolike për zhvillimin e planeve të suksesshme të biznesit. Pjesëmarrësit inkurajohen më tej të kërkojnë dhe krijojnë lidhje në mes bizneseve duke përdorur platformën online të partnerit tonë (BiD Network) për bërjen e takimeve në internet, e cila çon në partneritete lokale dhe ndërkombëtare;
  • Shkolla profesionale dhe mbështetje vijuese për pjesëmarrësit e suksesshëm dhe aplikantët (kryesisht ndërmarrje fillestare). Ata monitorohen me kujdes për të siguruar qëndrueshmëri;
  • Skemat e punësimit afatshkurtra për para të punës, kryesisht kanë të bëjnë me nismat e komunitetit lokal. Ne i shohim këto skema shumë të dobishme dhe efektive në një zonë ku papunësia është mbi 50%.



Ne bashkëpunojmë kryesisht me partnerët e mëposhtëm:

  • Organizatat joqeveritare ndërkombëtare
  • Organizata joqeveritare kombëtare dhe vendore
  • Ambasadat
  • Strukturat arsimore (Universiteti dhe Shkollat)
  • Komunat (pushteti lokal)


Me kalimin e viteve, kemi pasur bashkëpunim të suksesshëm me agjenci dhe organizata të ndryshme, të tilla si UNDP, UNICEF, Ambasada Franceze, Ambasada Britanike, Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, OJQ Holandeze SPARK, OJQ Holandeze Rrjeti BiD, Mercy Corps, Booz-Allen-Hamilton , dhe agjenci të tjera të ndryshme të USAID-it, etj.

Që kur QBZ filloi të punojë, ne trainuam rreth 700 persona në lami të ndryshme të nërmarrësisë. Rreth 300 klientë të QBZ-ës morën pjesë në vizita të ndryshme studimore të organizuara; rreth 250 persona morën pjesë në tryeza të ndryshme të rrumbullakëta dhe seanca që organizoi BQZ-ja.

Si rezultat i të gjitha aktiviteteve të QBZ-së ,61 NVM-të kanë filluar biznesin fillestar; 40 biznese ekzistuese janë rritur për shkak të mbështetjes së marrë nga QBZ; 157 persona janë punësuar dhe 76 klientë kanë filluar ose rritur biznesin e tyre apo edhe gjetën punësim përmes takimeve online në internet të organizuara nga QBZ.